Trump takon Presidentët e vendeve baltike: Askush nuk ka qenë më shumë i vendosur përballë Rusisë...

Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi një takim me krerët e vendeve baltike, para të cilëve ai shprehu vendosmërinë përballë Rusisë.

“Askush nuk ka qenë kaq i vendosur përballë Rusisë si Donald Trump”, theksoi presidenti amerikan gjatë një dreke me presidenten lituaneze, Dalia Grybauskaite dhe homologët estonez, Kersti Kaljulaid dhe letonez, Raimonds Vejonis.

Duke e vënë theksin tek bindja e tij, se të kesh marrëdhënie të mira me Moskën do të ishte diçka e mirë, ai nuk përmendi drejtpërdrejt çështjen e ndjeshme të një takimi të mundshëm me Putin.

Ky takim i mundshëm, përmendur gjatë një bisede telefonike mes dy krerëve më 20 mars ndodh në kontekstin e tensioneve të mëdha lidhur me çështjen Skripal.