Përse nuk bredh më Rama me piktura nëpër botë?

Rama, kryeministër, për të tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesve perëndimorë, u përpoq të paraqitej ndryshe nga të gjithë kryeministrat e vendeve të tjerë. Kjo për shkak të kompleksit të inferioritetit.

Së pari, zyrën e bojatisi me flutura ku si flutura ishin pikturat/zhgarravinat e tij. Dhe sa herë që kishte një takim, biseda zyrtare ishte fare e shkurtër se kohën më të madhe do ta konsumonte për ti treguar sesi e kishte bojatisur zyrën dhe çfarë ishin fluturat në mure. Kjo praktikë s’do të zgjaste shumë se në Shqipëri s’do të vinin për vizitë shumë homologë të rëndësishëm, të cilëve ai mendonte ti tërhiqte vëmëndjen me “zyrën e zhgarravinave”.

Së dyti, në takimet shumëpalëshe që zhvilloheshin jasht vendit, nuk thoshte asgjë sepse e kuptonte edhe vetë që ishte tërësisht bosh, por priste me padurim drekën apo darkën. Nga kompleksi i inferioritetit kërkonte të tërhiqte vëmendjen në drekat apo darkat zyrtare; ai mezi priste të shfaqej si “gaztori i mbrëmjes” duke treguar barcaleta e shaka bajate që asnjë homolugu të ulur në tavolinë nuk do ti shkonte kurrë mendja ti tregonte në mjedise të tilla. Sigurisht në fillim një pjesë e vogël e tyre edhe do të qeshnin, natyrisht me karagjozllëqet e tij, të cilave do ti dilte shumë shpejt boja. Madje aq shumë u bezdisën disa drejtuese seriozë të vendeve perëndimore sa që filluan të mungonin në këto aktivitete ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar. Kështu që përmes abandonimit dhe shpërfilljes Rama e mori të qartë mesazhin.

Së treti, kur e pa se roli i gaztorit nuk po i funksiononte gjeti një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e homologëve. Filloj të shkonte në takime me brekushe dhe atlete, madje duke u papaqitur me veshje qesharake edhe në fotot e përbashkta të aktiviteteve. Por edhe kjo skemë dështoi shpejt, pasi një zyrtar shumë i lartë i një vendi shumë të fuqishëm e përzuri kur do të bëhej foto e takimit vetëm se ishte me brekushe dhe atlete. U desh një shuplakë e fortë që të hiqte dorë edhe nga kjo manierë.

Në fund, për tu bërë interesant filloi të bridhte me valixhen e pikturave që i merrte me vet vete, sa herë që kishte një takim dypalësh apo merrte pjesë në një aktivitet ndërkombëtar. Dhe përpiqej të fliste edhe gjatë këtyre takimeve vetëm për pikturat/zhgarravinat e tij sesa ndërkohë sesa për axhendën e takimit.

Të gjitha këto sjellje lidhen vetëm me faktin se Rama nuk ka asgjë për të treguar nga puna e tij e përditshme. Se nuk ka as kapacitetin dhe as formimin për shkëmbyer ide apo zgjidhje me një homolog perëndimor apo edhe të një vendi të ngjashëm me Shqipërinë. Thjesht është bosh. Dhe e gjithë kjo vjen se vuan rëndë nga një kompleks inferioriteti që e mundon në cdo takim, bisedë apo dreka a darkë me homologët.

Dhe këtë boshllëk ka tentuar ta mbushë me “garniturë” që ska asnjë lidhje me qeverisjen, me reformat, me integrimin, me detyrimet që Shqipëria, e tjerë e tjerë. Ramën më shumë nëpër botë e njohin si kryeministri i “zyrës së fluturave”, “gaztori i mbrëmjeve”, “kryeministri me “brekushe dhe atlete” dhe i vetmi në botë që “kudo ku shkon për vizitë zyrtare merr me vete “valixhen me zhgaravinat””.

Por ka ndodhur çudia! Ka mëse një vit që edhe pikturat ’zhgarravinat’  mesa duket nuk shkojnë më ose thënë ndryshe i ka dalë mesa duket boja. Duket se edhe ky stil ka dështuar. Ai nuk bredh prej mëse një viti me valixhet me pikturat/zhgarravinat e tij që ishin për të e vetmja “dosje e bisedimeve”. Përse?

Të gjithë homologët e vendeve me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie, por sidomos shërbimet inteligjente të vëndeve të tyre, kanë marrë informacion se pas këtyre manierave qëndron një fakt trishtues për vëndin.  Rama është i implikuar ose kontroll të gjithë trafiqet e drogave të forta. Është ideatori i kultivimit të kanabisit.

Ai dhe ministrat e tij, por edhe familjarë shumë të afërt janë të lidhur me klanet mafioze dhe narkotrafikantët. Se Rama ka kapur shtetin dhe i gjithë korrupsioni elitar kontrollohet prej tij. Se Rama është i lidhur ngushtë me oligarkët kryesorë te vendit, me të cilët ndan fitimet e majme të tenderave selektivë me para nga buxheti i shtetit, që po fundoset dhe të koncensioneve-PPP që po rrënojnë buxhetin edhe për 10 vitet e ardhshme.

Se Rama drejton një kabinet klientelist me ministra të korruptuar dhe të lidhur me klane mafioze e narkotrafikantë. Mjafton sinjali që i ka dhënë Gjermania: Ndëshko Tahirin përndryshe nuk ka as biseda për hapjen e negociatave! Dhe kjo ndodh se

e dinë që Tahiri ka në dorë dosjen e implikimit të Ramës dhe të disa ministrave të tjerë, jo vetëm në afera korruptive por mbi të gjitha në trafikimin e drogave të forta. Kjo është arsyeja përse Rama nuk bredh më nëpër botë me pikturta/zhgaravinat e tij, thënë ndryshe i ka dalë boja me korrupsionin, lidhjet me krimin dhe narkotrafqiet, vecanërisht trafiqet e drogave të forta. Dhe ata kanë kuptuar se këto janë arsyet përse shqiptarët emigrojnë drejt vendeve të tyre.

Syri.net/ 3 prill 2018