Trajneri i Kukësit flet për përballjen ndaj Laçit në Kupë

Kukësi do të ndeshet ditën e nesërme në Kupë ndaj Laçit. Trajneri austriak, Peter Pakult, ka fol në vigjilje të kësaj sfide.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit vendin e dytë në kampionat dhe mundësinë për të luajtur në Champions, apo fitimin e Kupës, çfarë do të preferonte Pacult?

Për një trajner nuk është e rëndësishme vetëm kupa apo kompeticioni, por ka rëndësi të fitosh ndeshje. Në kupë kemi mundësi që të dalim në finale, luajmë kundër një ekipi të vështirë, por objektivi është të luajmë në ndeshjen për trofeun.

Ndeshja e parë luhet në Laç, sa ju favorizon dhe me çfarë objektivi do të luani?

Besoj që mund ta kalojmë, edhe pse Laçi është një skuadër e vështirë. Kemi një avantazh që ndeshjen e parë e luajmë në Laç dhe kemi kthimin në Kukës. Është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv, dhe me këtë e kam fjalën që të shënojmë gol dhe të mos pësojmë gol.

A ka një çështje Koliçi te Kukësi?

Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi. Më vjen çudi që më pyesni pas dy javësh, sepse në dy ndeshjet e fundit kam aktivizuar Frashërin. Trajneri bën zgjedhjet e tij dhe i sheh situatat në një perspektivë tjetër. Por, nuk ka asnjë problem dhe kjo është thjesht një zgjedhje teknike.

Do të jetë Kupa një mundësi për lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion?

Luajmë përballë një skuadre të mirë, do të tentojmë që ta trajtojmë këtë ndeshje të Kupës si një çështje serioze dhe nuk do të bëjmë eksperimente.