Policia procedon 15 qytetarë që protestojnë për lirimin e kuksianëve

Policia e Tiranës procedon 15 qytetarë, me pretendimin se morën pjesë në një protestë të paligjshme.

Protestuesit akuzohen për faktin se kanë bllokuar rrugën pra drejtorisë së Policisë, ku po zhvillohet edhe tubimi, që prej dy ditësh.

Edhe dje policia procedoi 8 qytetarë që dolën në mbështetje të të arrestuarve për protestën e Rrugës së Kombit.