Defekte të rënda, Durrësi dhe Shijaku këto dy ditë pa ujë

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se për shkak të disa defekteve të rënda, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe. Kjo ndërprerje ka shkatuar dy çarje të tubacionit kryesor që furnizon me ujë Durrësin dhe Shijakun, njofton durreslajme. Gjithashtu, nga amortizimi i rrjetit, tubacioni kryesor ka pësuar çarje edhe në Xhafzotaj dhe Shkafane.

Brigada e avarive po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë të 4 defekteve në fjalë. UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë që të bëjnë durim deri në normalizimin e furnizimit me ujë.