Stadiumi më i madh në botë, nuk do ta besoni vendin ku do ndërtohet!

Mbreti i Arabisë Saudite është duke planifikuar ta ndërtojë një stadium gjigant.

Stadimi më i madh në botë do të jetë një dhuratë nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe do të ndërtohet në Irak.

Ky impiant do ketë një kapacitet me plot 135 mijë ulësesh.

Para ndeshjes, Salman premtoi se do të ndërtojë një stadium për Irakun, nëse këta të fundit triumfojnë në miqësoren e 28 shkurtit, kundër Arabisë.

“Kam marrë një telefonat nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz. Ai përshëndeti fitoren e Irakut dhe u shpreh i gatshëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet pozitive mes Irakut dhe Arabisë në nivele të ndryshme; Ekonomike, tregtare, komunale dhe kulturore”, ka thënë Al-Abadi, kryeministri i Irakut.

Aktualisht stadiumi më i madh në Irak “Basra Sports City” ka një kapacitet 65 mijë vendesh.