FOTO/ Roma nis udhëtimin drejt Barcelonës

Filloi numërimi mbrapsht për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Barcelonës dhe Romës.

Trajneri Eusebio Di Francesco së bashku me skuadrën ka nisur udhëtimin drejt Spanjës pasi din e nesërme do të luajnë çerekfinalen e parë në Champions League, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Së bashku me skuadrën kanë udhëtuar Radja Nainggolan dhe Lorenzo Pellegrini të cilët kanë konfirmuar se ndihen mirë fizikisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit.