Dëmtimi? Nainggolan e konfirmon: Do luaj kundër Barcelonës

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan do të luajë kundër Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale për Champions League.

Belgu siguroi tifozët e Romës se ndohet mirë dhe do të udhëtojë drejt Barcelonës, shkruan "Football-Spain", raporton SYRI.net.

"Jam mirë," siguroi Nainggolan, duke folur me tifozët në aeroport.

"Përndryshe unë nuk do të udhëtoja drejt Barcelonës."

Kujtojmë që Nainggolan ishte në dyshim për tu aktivizuar për shkak të një dëmtimi, por Eusebio Di Francesco vendosi të udhëtojë së bashku me të drejt Spanjës.

/ SYRI.net /