E rëndë, majmuni rrëmben fëmijën dhe e vret

Një foshnjë e sapolindur ishte duke fjetur në krevatin e tij në shtëpi, në lindje të Indisë, kur një majmun e ka rrëmbyer dhe e ka marrë me vete.

Nëna i tha autoriteteve se nuk mund të bënte asgjë kur kafsha hyri në shtëpinë e tyre në një fshat në Banki, Odisha, dhe rrëmbeu djalin e saj, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

 “Ajo kërkoi ndihmë, por majmuni shpejt kërceu mbi çati dhe u zhduk nga sytë”, u shpreh nën-inspektori i policisë S.M. Baral për agjencinë e lajmeve.

Pasi kërkimit të gjatë për një ditë të tërë, foshnja u gjet i vdekur të dielën në një pus prapa shtëpisë, ku autoritetet dhe prindërit e fëmijës dyshojnë se kafsha mund ta ketë lënë atë.

 “Me shumë mundësi, kur majmuni ka dalë nga tarraca, foshnja i ka rrëshqitur nga kthetrat dhe ka rënë në pus”, tha  Rama Krushna Nayak, babai i foshnjës.

Autoritetet e kanë quajtur “rast shumë të rrallë”, duke thënë se majmunët në atë zonë janë të njohur për dëmtimin e pronës privatë por jo për rrëmbimin e njerëzve.

 “Ndërsa majmunët që sulmojnë njerëzit ose hyjnë në shtëpi në kërkim të ushqimit janë mjaft të zakonshëm, ky është rasti i parë në të cilin një prej tyre është larguar me një fëmijë”.

Policia tha se një grua zbuloi trupin e foshnjës ndërsa po merrte ujë nga pusi, pastaj lajmëroi anëtarët e familjes.

Autopsia zbuloi se foshnja kishte vdekur nga asfiksia për shkak të mbytjes, teksa familjarët janë të bindur se majmuni vrau fëmijën e tyre.