Tarifa e Rrugës së Kombit, Tabaku i përgjigjet Ramës: Je një genjeshtar i paskrupullt

Në përgjigje të akuzave të Ramës i cili tha sot se demokratët kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 euro dhe dështuan, deputetja Jorida Tabaku në një intervistë për Ora Neës deklaron se opozita do të jetë në mbështetje të të arrestuarve kudo që do të jenë në Tiranë apo në Kukës.

“Kryeministri Edi Rama është gënjështar i paskrupullt. PS i mori taksën Majko për ta ndërtuar këtë rrugë e nuk e ndërto”i. Tha Tabaku. “Në këto 5 vite nuk bënë asnjë investim por e lanë në mëshirë të fatit. Taksa është antikombëtare, antikushtetuese dhe antiligjore, por dhe fatkeqësi për banorët e atij qarku. PD kurrë asnjëherë nuk ka marrë vendim për të vendosur tarifë për banorët e këtyre zonave” vijoi ajo.