Çfarë është dieta e gjarprit dhe përse po tremb edhe dietologët?

Për arsye të ndryshme, në kohë të caktuara, disa gjëra shpërndahen pa kontroll në internet! Këtë herë po ndodh kështu me dietën e gjarprit...

Çfarë është Dieta e Gjarprit?

Është një mënyrë të ushqyeri njësoj si gjarpri, sugjeruar nga Cole Robinson, pra të hash vetëm një vakt të mjaftueshëm që të marrësh energji për gjithë ditën. Vakti thjesht duhet të jetë i bollshëm, por ka raste që mund të të duhet të jetosh vetëm me lëngje apo uthull molle për orë e orë të tëra. Mirëpo, në këto rrethana, kanë ndërhyrë dietologët sipas të cilëve (normalisht!) dieta nuk është aspak e shëndetshme. Ata thonë se nuk do t’ia rekomandonin askujt dhe se nuk ka asnjë provë që tregon se kjo vlen. Është pothuajse e pamundur fizikisht për këdo ta bëjë këtë për një kohë të gjatë. Një njeri mund të rrijë 2 ditë pa ngrënë dhe gjithçka kjo dietë mund të bëjë është të të shtojë urinë.