Mbrojtësi i Romës dorëzohet pa nisur ndeshja: Nuk e ndal dot Messin!

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas e pranon se nuk ka asnjë mënyrë për të ndalur Lionel Messin.

Në një intervistë për “Il Giornale”, mbrojtësi grek nuk kurseu elozhet për Messin dhe Barcelonën por shtoi se Roma do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv, shkruan “Football-Italia”, shkruan SYRI.net.

"Pep Guardiola ka të drejtë kur thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë (Messin)", tha fillimisht Manolas.

"Sigurisht që Barcelona është diçka tjetër pa Lionel Messin, ne do të duhet të bëjmë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv. Përveç kësaj ata nuk kanë më një super lojtar sic është Neymar. Unë me të vërtetë admiroj Gerard Pique, ai është një mbrojtës elegant me topin. Nuk është rastësi që ai ka 10 vite te Barcelona.

“Ne e respektojmë Barcelonën, por ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Ne kemi treguar në fazën e grupit se jemi një ekip i mirë, tani kemi një ndeshje shumë të vëshirë por duhet t’ia dalim”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /