Del parashikimi i ish-ministrit, ja çfarë tha mbrëmë për Edi Ramën

Që Edi Rama është i parashikueshëm në veprimet e tij, kjo ka kohë që është kuptuar. Por që të veprojë njësoj në çdo rast kjo duket e çuditshme.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me një reagim të shpejtë mbrëmjen e djeshme parashikoi pikërisht edhe fjalët me të cilat do të reagonte Edi Rama pas vendimit të marrë nga opozita.

Parashikimi i Ylli Manjanit dje:

Shih kur të fillojnë deklaratat dhe shkrimet propagandistike me temë:

 “PD e LSI dhe e gjithë opozita është bërë bashkë për tu mbrojtur nga Reforma në Drejtësi!”...

 “Forca e Ligjit” do jetë togfjalëshi që do përdoret...

Reagimi i Edi Ramës sot:

Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan.

Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!

Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!