Del Piero: Messi dhe Ronaldo mbi gjithë të tjerët, Higuain...

Ish-kapiteni dhe njëkohësisht legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero mendon se Messi dhe Ronaldo janë nga një tjetër ‘planet’ dhe është e pamundur t’i konkurrosh.

Në një intervistë për “Goal”, Del Piero këshilloi Higuainin që të japë maksimumin pasi sipas tij ai është njeriu i duhur për sukses te “Zonja e Vjetër”, shkruan SYRI.net.

"Me Messin dhe Ronaldon të gjithë janë të pafat," tha fillimisht Alessandro Del Piero.

"Dy ikona, dy lojtarë të pabesueshëm, dy kampionë. Ata shënojnë pothuajse çdo ndeshje. Është diçka e çmendur që t’i konkurrosh. Gonzalo Higuain duhet të vazhdojë të japë maksimumin me Juventusin pasi ai është lojtari që mund t’i dhurojë Champions klubit italian”, përfundoi legjenda e “Zonjës së Vjetër”.

/ SYRI.net /