Allegri deklaratë surprizë për Ronaldon para përballjes në Champions

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ka kursyer elozhet për Ronaldon.

Cristiano është në formë shumë të lartë para këtij takimi, pasi në 10 ndeshjet e fundit për klubin dhe Kombëtaren i ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar tri asiste.

Allegri është i vetëdijshëm për instinktin vrastar që Ronaldo ka para portës kundërshtare, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

“Duhet të jemi shumë të mirë si ekip për ta ndalur atë (Ronaldon). Mendoj se Ronaldo meriton të urohet, sepse është e jashtëzakonshme kur një lojtar në moshën 30 apo 31 vjeç ta ndryshojë plotësisht stilin e lojës”, ka thënë Allegri në një konferencë për media para ndeshjes.