Ja çfarë ndodh me Chelsea-n në qoftë se nuk futet në Champions

Mospjesëmarrja në garën më prestigjioze të klubeve të futbollit do të godet financat e Chelsea dhe do të këtë pasoja në rekrutimin e lojtarëve të rinj

Debakli që pësoi në shtëpi kundër Tottenham të dielën e ka lënë Chelsean tetë pikë jashtë zonës së kualifikimeve për Ligën e Kampionëve kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. Edhe pse ngushëllimi për këtë skuadër është Europa Liga, sezonin e ardhshëm, do të thotë që klubi do të jetë jashtë klubeve elitë në garat europiane. Kështu që, cila janë pasojat.

Financat do t’i zvogëlohen

Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të ndikojnë në të ardhurat e klubit, edhe përkundër fitimeve nga të drejtat televizive nga Premier Liga. Financat e fundit të klubit, që përfshinë sezonin 2016-17 ishte shumë i madh. Ato treguan se të ardhurat u rritën për 32 milionë funte, që ishin më pak se gjysma e fitimeve të Manchester United (82 milionë funte), Arsenalit (72 milionë funte) dhe Manchester Cityit (66 milionë funte), të cilat garonin në Ligën e Kampionëve. Në ditët e ndeshjeve të ardhurat ranë në 6 për qind dhe, edhe pse në Europa Ligë, këto lojëra nuk e kanë të njëjtat të ardhura nga publiku. Një klub që ka fituar nga 193 milionë funte në mes të viteve 2012 dhe 2017 vetëm nga garat në Europë, pa evitueshëm do të vuaj për të fituar në gara të rangut më të ulët.

Bie reputacioni i klubit

Në tetor drejtori komercial i Chelsea, Chris Townsend, kishte vënë si synim rritjen dyfish te të ardhura në më shumë se 650 milionë funte në shtatë apo 10 vitet e ardhshëm duke “qenë njëri prej top 4-5 klubëve më të mëdha në Europë dhe nuk do të ishte në pozitën e tetë”. Qëllimi ishte për të rritur numrin e sponsorëve nga 12 në 30 apo 35 brende premium, plane që u konsideruan tepër ambicioze për një treg ku kemi klube të atilla si Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid, të cilët marrin shumicën e marketingut, transmeton GazetaExpress. Sipas Townsend kjo “do të ndodhte pasi që Chelsea do të investonte në lojtarë të rinj”. Tani edhe sponsorët e mundshëm nuk do ta shihnin Chelsean atraktivë për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre në Ligën e Kampionëve? Në të njëjtën kohë Roman Abramovich është gati për të investuar 1 miliardë dollarë në stadiumin e ri, gjë që do të vështirësonte edhe më shumë blerjen e lojtarëve të rinj.

Trajneri i ri?

Mundësitë që Antonio Conte të mbetet sezonin e ri do të jenë edhe më të vogla pasi që ai nuk arriti të jetë në top – 4, duke bërë që marrëdhëniet e tij me hierarkinë e klubit të prishen dhe s’janë as afër riparimit. Italiani e mori klubin duke e shpallur kampion në kohën kur ai ishte në dy gjunjët dhe e bëri kampion. Por, këtë sezon ai ishte i dobët dhe ëndrrat e tij për Ligën e Kampionëve ja preu Maricio Pochettino. Luis Enrique është në listën e klubit. Thomas Tuchel nuk është tashmë në listë të londinezëve por sigurisht edhe kjo do të ndikonte në performancën e klubit! A do të jetë pasuesi i Contes që do ja rifitojë Chelseat titullin sezonin e ardhshëm – kjo është vështirë për t’u besuar.

Lojtarët

Chelsea arriti të mbaj shumicën e lojtarëve pas dridhjeve që pati në vitin 2015-16 por, për dallim nga dy vite më parë, shqetësime sivjet do ti këtë me belget. Thibaut Courtois ka vetëm 12 muaj të kontratës së tij në korrik, edhe pse bisedimet për vazhdimin e kontratës janë në orar, portieri vazhdimisht është lidhur me rikthimin e tij në Spanjë, madje është prioritet edhe i tij dhe ai nuk po dëshiron të rishkruaj – aq më pak që tani klubi nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Një tjetër lojtarë që duket se nuk do të vazhdojë me Chelsean është Eden Hazard pavarësisht se ai ka kontratë deri më 2020. Chelsea pritet t’ia rrit pagën atij por a do të mund t’i ndalojë ai ofertat joshëse të Real Madridit e Barcelonës – vështirë që është i mundshëm.

Lojtarët top-klasë, vështirë të arritshëm

Në verën e vitit 2016 Chelsea arriti ta marrë N’Golo Kanten nga Leicester, me David Luiz dhe Marcos Alonso po ashtu si lojtarë të ri të ekipi, duke u forcuar kështu edhe pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Ata kanë investuar mirë në afatin kalimtar me transfere të shtrenjta duke plotësuar kërkesat e Contes për të shitur Diego Costan dhe Nemanja Maticin. Por, problemi është se këto dy transfere e kanë dobësuar skuadrën e tyre. Morata ka dështuar e po ashtu edhe transferet e tjera të reja. Shefja e transferëve në klub, Marina Gronovskaia qartazi është shfaqur e shqetësuar gjatë afatit kalimtar të janarit, ku Chelsea përsëri dështoi për rekrutimin e lojtarëve të ri dhe të mirë ashtu sikurse jemi mësuar më parë. Edhe gjatë verës ata pritet që të kenë vështirësi në transfere.