A sulmohen ambasadorët në Shqipëri? Ja përgjigjia e Berishës...

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se asnjë diplomat i huaj nuk akreditohet në një vend as për të bërë tutorin as për të bërë arbitrin.

Berisha tha se çdo diplomat i huaj akreditohet për të ndihmuar atë vend, për të respektuar ligjet e atij vendi dhe ato ndërkombëtare. “Por kur gjen njerëz të kapur në 100 drejtime, i lejon vetes qëndrime dhe deklarata.

Në Shqipëri për fat të keq, në të gjithë Ballkanin, ekziston tendenca që çdo problem tëndin t’ia kalosh tjetrit, mundësisht të huajve”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri  tha se partitë kontraktojnë për lobim, fushata elektorale, kompani apo firma elektorale.

“90 % e arkitektëve të fushatave elektorale janë kompani amerikane, të cilat ndikojnë me studimet dhe këshillat e tyre fushatat elektorale në të gjithë botën. Merrni Edi Ramën, ai që kontraktonte ai ishte një magjistar i fushatave negative”, tha Berisha.