Mosbindja civile/ Ja si do të veprohet dhe çfarë do të synohet...

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Debati në Channel One” se vendimi historik i opozitës është mosbindje civile deri në rrëzimin e narko-shtetit.

“Opozita do të tregojë nëse do të jetë në lartësinë e duhur, apo jo”, tha Berisha, lidhur me vendimet e marra sot pas mbledhjes së përbashkët.

Berisha tha se cilat janë sentimentet e një qeverie të kapur kokë e këmbë nga krimi është njëra anë, por udhëheqja e opozitës e ka marrë të plotë mesazhin e udhëheqjes qytetare dhe këtë periudhë është angazhuar në transkriptimin e mesazhit dhe javët dhe ditët në vijim do të provojnë se si është bërë ky transkriptim.

“Kam besimin se këtë ditë opozita do e shndërrojë në një ditë historike dhe mosbindja civile do të përfshijë mbarë vendin, për ti kthyer Shqipërisë shpresën. Do të përdoren të gjitha format e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se Edi Rama do që shqiptarët të ikin, të mbledhin rraqet dhe të largohen ku të munden.

“ Vetëm në 1 muaj, 8 mijë shqiptarë kërkuan strehim politik. Shiko se capo bëjnë në bulevardin e Vlorës, sa i dëmton bizneset përgjatë këtij bulevardi? Çfarë u mbetet atyre, largimi nga Shqipëria”, tha Berisha, duke shtuar se “sot kemi sheshe, njëlloj si në kohën e diktaturës, bëjmë sheshe pa qytete”.

Ish-Kryeministri deklaroi se kanë shpenzuar për sheshet duke vjedhur 640 milionë euro, ndërkohë që me ato pllaka nuk shkonte më shumë se 60 milionë euro.