Denoncimi i fortë/ Ja çfarë ndodhi në Kukës me arrestimet...

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se protesta e Kalimashit ishte një kushtrim qytetar dhe përbën një nga aktet qytetare më heroike.

“Ata që vendosën flamurin e tyre aty, ishte flamuri i qytetarëve në dhimbje, të varfër dhe që i bëhej një padrejtësi e madhe.

Opozita është përballur në mënyrën më të jashtëzakonshme kriminale të këtij regjimi. Situata ka qenë dhe vazhdon të jetë dramatike. Në pushtet është një njeri, i cili sot disponon miliarda për pushtetin e tij, e them këtë sepse në pushtet një njeri që kontrollon mediat, që janë njëlloj si në 1991. Sot në pushtet është një njeri që kontrollon drejtësinë me të njëjtën forcë që kontrollohej në kohën e diktaturës.

Një prokuror kriminel ia jep bllokun e fletë-arresteve policisë dhe i thotë mbusheni vetë, ja kjo ka ndodhur dje në Kukës, ndërkohë që në kohën e diktaturës, prokurori e firmoste vetë.

Dhe çfarë gjeti Avokati i Popullit? Në fletushka ishte shkruar numri i fletë-arrestit, por nuk rezultonte i mbushur.

Kjo ishte një shkelje flagrante e Kushtetutës. Kjo ndodh kur Kryeprokuror është Edi Rama. Unë e kam thënë që drejtësia e njëanshme është diktaturë. Duhet të çlirohemi nga ‘koka e turkut’, pasi do e kemi të vështirë që të krijojmë sensin e së drejtës.

Në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se kurrkund nuk kishte të shkruar arsyen e arrestimit. Kjo do të thotë se Prokurori kriminel i ka dhënë policisë bllokun e fletë-arresteve, ose i ka dhënë numrin dhe kaq”, tha Berisha.