Kampioni i Italisë sfidon Realin: Asnjë skuadër nuk është e pathyeshme

Juventus dhe Gigi Buffon do të përballen përsëri në Champions League 300 ditë pas finales së Kardifit. “Atë natë fitoi ekipi më i fortë”, ka thënë numri 1 i bardhezinjve.

“Asnjë skuadër nuk është e pathyeshme. Reali është favorit, por kemi 50% të shanseve për t’u kualifikuar. Duhet të jemi ambiciozë. Juventus është një skuadër e madhe, që di si fitohen titujt”, shtoi portieri bardhezi.

“Real është më i mirë se Juventusi. Nuk e them unë, e thotë historia, trofetë dhe shifrat, – ka vazhduar Buffon në një intervistë të dhënë për “Marca”. – Mund të luftojmë me ata, por në vitet e fundit kanë treguar se kanë diçka më shumë. Të fitosh tre Champions në katër vite e konfirmon këtë”.