Modric tregon formulën si Reali mund të fitojë me Juventusin

Luka Modric është paraqitur në konferencën për shtyp në “Allianz Stadium” në Torino para ndeshjes se të martës kundër Juventusit në kuadër të çerekfinales së Championsit.

Kroati është për sezonin e gjashtë në Madrid dhe ka thënë se për këto gjashtë vite ka mësuar shumë.

“Këto lloj ndeshjesh janë shumë të rëndësishme dhe këtu fiton eksperiencë, pasi janë ndeshje që vendosen nga detajet. Të dyja skuadrat kanë shumë kualitet dhe ajo pritet të vendoset nga gabimet e njërës apo tjetrës”, ka thënë Modric.

Për Modric është e rëndësishme që edhe Ronaldo të jetë në formë.

“Cristiano është shumë i rëndësishëm për ne. Atij nëse ne i krijojmë shanse, do të shënojë. Kjo është edhe formula e fitores”, ka thënë Modric.