Neymar bën lëmsh klubet e mëdha, po shqyrton ofertat për merkaton e verës

Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain në verë dhe do t’i konsiderojë ofertat që i vijnë.

“Don Balon” raporton se dy klubet e Manchesterit, United dhe City, janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, i cili do ta konsiderojë kalimin te njëra prej tyre.

Megjithatë, thuhet se braziliani është duke i vlerësuar opsionet dhe duke e menduar me kujdes kalimin te Real Madridi.

Madridi pritet të jetë klubi favorit për të nënshkruar me Neymarin sapo të hapet merkato e verës.

Ndërkohë, dyshja e Premierligës, Manchester United dhe City duhet të llogariten në garë për sulmuesin, veçanërisht City që është në gjendje shumë të mirë financiare.