Martoi vëllanë, ministrja ftoi shumë politikanë /FOTO

Para disa ditëve në familjen e ministres së qeverisë së  Kosovës, Albena Reshitaj, kishte festë të madhe pasi që ajo po martonte vëllanë.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe kryeministri Haradinaj por edhe deputetët e qeverisë.

Kanë qenë vetë të ftuarit të cilët kanë publikuar sekuenca nga atmosfera e dasmë, ku aty janë parë shumë fytyra të njohura publike, shkruan gazetametro.net

Nusja është gjithashtu pjesë e politikës kosovare, pasi ajo është asistente ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Bëhet fjalë për Andrra Pllana.

Nuk dihet nëse vëllai i ministres dhe Andrra janë njohur më herët apo ka qenë Albena ajo, e cila i ka njoftuar.

Në fotografitë më poshtë shihen në një tavolinë kryeministri Haradinaj dhe Milaim Zeka, por kryeministri kësaj herë nuk u pa i shoqëruar nga bashkëshortja.