Si gënjeu Rama, mbyllet në studion e pikturës, Fuga e çon në Vlorë...

Sot nga zyra për shtyp e kryeministrisë u njoftua se Edi Rama ndodhej në Vlorë. U njoftua se Rama zhvilloi takime në shkollën profesionale ‘Pavarësia’. Madje nuk munguan edhe videot e vizitës së Ramës në Vlorë në rrjetin social ‘Facebook’ të kryeministrit.

Por si gënjeu Endri Fuga dhe ku ndodhej realisht Rama?

“Hashtag.al” mëson se sot kryeministri Rama nuk ndodhej në Vlorë, por në Tiranë. Takimi në fjalë i njoftuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë që e drejton Endri Fuga është zhvilluar pak ditë më parë, të premten. Por ky aktivitet i tij është publikuar sot. Në media qarkulloi ky njoftim i rremë, i dhënë i gatshëm nga Fuga.

Ashtu siç shihet edhe në foton ekskulzive të siguruar nga “Hashtag.al” Rama sot ndodhej në Tiranë, në studion e tij të pikturës që ndodhet afër Kryegjyshatës në kryeqytet. Në foton e mëposhtme duket qartë makina luksoze e kryeministrit e parkuar, brenda këtij ambienti privat. “Hashtag.al” mëson se kryeminsitri ka qëndruar aty për rreth dy orë.

Mesa duket kryeministri ka nevojë të pikturojë, të shkëputet nga dynjaja, të përballojë i qetë dhe në vetmi stresin, acarimin që i kanë sjellë protestat. E meqënese në venat e tij rrjedh gjak shqiptari, si një shqiptar i mirë dhe i sinqertë deklaron se është në Vlorë dhe jo në studion private.

Sali Berisha denoncoi  pak ditë më parë se ndër të tjera  Rama ka në pronësinë e tij  një studio dy katëshe  me sipërfaqe prej 600 metër katrorë. Sipas Berishës kjo studio ndodhet afër Kryegjyshatës. Mesa duket kryeministrit po shijon studion e re duke shpalosur aty, ‘talentin’ e tij në fushën e pikturës.

“Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme

– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.

Ne vitin 2013, ai ndërton sarajet ne Surrel me gjatësi themelesh 58 m ndërkohe qe pallati ku banoj unë dhe 70 familje te tjera ka gjatësi themelesh prej 46 m.

Rama ne formularin e tij te pasurisë ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollarë m2 ndërkohe qe çmimi ne atë zone, sipas hipotekës, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollarë m2

Pra, kemi te bëjmë me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.

Po Rama, përveç sarajeve te Surrelit, ka ndërtuar ne fshehtësi te plote afër Kryegjyshatës

– studion dy katëshe me sipërfaqe rreth

– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirëse artistike metalesh dhe

– deri tani nuk ka deklaruar asgjë për paratë e blerjes se truallit, ndërtimit te studios dykatëshe, furrave speciale te qeramikës dhe shkrirjes artistike.

Por krahasimi i pasurive, jo vetëm te Rames por edhe te bashkëshortes se tij me ato te gjykatësit Lulo, është i frikshëm!”, u shpreh Berisha./ Hashtag.al