Një bombë shpërthen pranë shtëpisë së një gazetari

Në Bijelo Polje të Malit të Zi, mbrëmë ka shpërthyer një bombë në oborrin e shtëpisë së gazetarit të televizionit “Vijesti”, Sead Sadikoviç.

Nga shpërthimi në fjalë nuk ka pasur viktima, pasi bomba ishte hedhur në vendin e parkimit të automjetit të gazetarit.

Policia bën të ditur se mjeti shpërthyes është hedhur para shtëpisë së Sadikoviçit.

Në vendin e shpërthimit, nuk ka qenë i parkuar automjeti i gazetarit në fjalë, por një automjet me targa të Beogradit, pronë e një agjencie automjetesh.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Malit të Zi (DPNCG), ka shprehur shqetësimin për shpërthimin në afërsi të shtëpisë së kolegut të tyre, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të organizatës.

DPNCG ka kërkuar zbardhjen e shpërthimit.