Procedohet nga policia, Pesha: Faleminderit që më rreshtuat në krah të kuksianëve

Një tjetër procedim penal ka nisur dhe ndaj pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Kukës. Tani më ‘sistemi i drejtësisë’ po procedon dhe të pranishmit në këtë protestë.

Pas avokatit Adriatik Lapaj, një tjetër emër i njohur i shoqërisë civile është vënë nën akuza. Besjan Pesha është njoftuar ditën e sotme për nisjen e një procedimin kundrejt tij. Këtë e deklaron vetë ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ ku  shkruan:

E falenderoj policinë për proçedimin penal. E falenderoj që më rreshtuan përkrah heronjve të Kukësit dhe përballë të pangopurve! Faleminderit nga zemra ????