VIDEO/ Britma e mjerimit: 10 euro të më ngrejë trarin, që t'i bëj një gjilpërë fëmijës në Kukës!!!

Revolta, indinjata, trishtimi, pabesia, varfëria... të gjitha janë përfshirë në rrëfimin drithërues të këtij prindi që jeton me fëmijët e vet vetëm 20 metra larg sportelit të pagesave në Kalimash, rrëfim që ilustron më shumë se gjithçka, arsyen e asaj revolte të egër që shpërtheu kundër taksës "Rama" në Rrugën e Kombit.

Dëgjojeni: "Unë e kam shtëpinë 20 metra larg trarit! 20 metra! Tani, unë shkoj tek trari me çu fëmijën në Kukës në spital, për t’ bërë një gjilpanë ose ash duke më vdekë fëmija për t’i bërë një gjilpanë e ai më thotë: Qit 5 euro që të të lë unë të çosh fëmijën atje, në spital!

Unë shkova në Kukës, apo jo e pagova 5 euro! Por do të kthehena unë, se nuk do të rri atje, s’e kam shtëpinë në Kukës! Do të shkoj tek shtëpia imë. Prapë 5 euro unë?! Por jo, mor. Unë nuk jam boss!

70-75% e popullsisë shqiptare po vdesin për bukë! 30%, oligarkët, hajdutët, kriminelët janë të kapur me farefis, me njërëzit e vet, hanë e pinë më të mirët me sendet që kanë kurse fëmijët tanë nuk e njohin makaronin! Makaronën!

Ata përçapen çap-çap-çap me çamçakëz në gojë gjithë ditën e lume, kurse fëmija im nuk e njeh marakonën! Unë ia blej komshiut njëmijë lekë, se e kam kancerin në mushkëri, e kam mashkull. Dhe me problem në zemër jam dhe këta më thonë paguaj 5 euro me çu fëmijën e sëmurë. Se mua një fëmijë më ka vdekur për qat punë!”/ar.sh/SYRI.NET