Konfirmohet/ Bajerni blen kartonin e super ‘yllit’ të Realit

Drejtuesit e Bayern Munich kanë vendosur që të blejnë klauzolën e blerjes së James Rodriguez.

Klubi gjerman ka njoftuar se do të paguajë 42 milionë euro, të vendosura si çmim për transferimin e lojtarit kolumbian, siç është rënë dakord nga të dyja klubet, verën e kaluar.

Në 42 milionë eurot duhet të shtohen edhe 13 milionë euro të paguara nga transferimi i kolumbianit këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm, kështu që lamtumira e James nga Real Madridi do të kushtojë 55 milionë euro.

Lajmi është i konfirmuar dhe tashmë pritet vetëm pagesa financiare që Bajerni të marrë plotësisht kartonin e lojtarit kolumbian.