FOTO/ Protestë për lirimin e kuksianëve të arrestuar, policia provokon protestuesit, i largon nga trotuari

Policia e Tiranës ka bërë provokimin e parë ndaj protestuesve që ndodhen para drejtorisë.

Duke u justifikuar me faktin se ishte bllokuar lëvizja e qytetarëve në trotuar, policia i ka shtyrë protestuesit duke bllokuar rrugën e makinave.

Në protestë ndodhen qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe deputetë të PD-së.

Bashkarisht ata kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për "vandalizëm", siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

Që nga mbrëmja e djeshme protestuesit kërkojnë lirinë e kuksianëve të arrestuar të cilët u sollën në Tiranë nga komisariati i Kukësit, më justifikimin se nuk kishte kapacitet për t'i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh.