Juve-Real, Buffon: Ja kush kualifikohet në gjysmëfinale

300 ditë pas finales së Cardiffit, Buffon ka folur për duelin kundër Real Madridit ntë vlefshme për fazën çerekfinalen të Champions Leagues .

Gjatë një interviste për të përditshmen spanjolle “Marca”, portieri i “Zonjës së Vjetër” theksoi se Reali është favorit por shanset për kualifikim janë të barabarta, shkruan SYRI.net.

“Asnjë skuadër nuk është e pathyeshme. Reali është favorit, por kualifikimi është 50-50%. Juventusi është një ekip i madh që di të fitojë tituj. Duhet të kemi më shumë besim se në Cardiff”, tha ai.