'Lironi protestuesit e arrestuar', rinis revolta para Policisë së Tiranës

Ka nisur sërish sot, protesta e qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për lirimin e protestuesve që u arrestuan sepse refuzuan taksën në Rrugën e Kombit. Ata bëjnë thirrje për lirimin e të afërmëve të tyre dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti. "Edi ik" ishte një prej thirrjeve.

Deputetë të PD-së kanë shkuar në mbështetje të të afërmëve të paraburgosur në komisariatet nr.1 dhe nr.2.

Deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi për mediat se qeveria duhet të arrestojë trafikantët, Klement Balilin e Saimir Tahirin, jo qytetarët.