Kush janë 5 shahistët që kaluan në finalen e Kampionatit Kombëtar Individual

Në Tiranë ka përfunduar me sukses, Kampionati Kombëtar Individual 2018,  faza gjysëmfinale, me një luftë të fortë sportive deri në raundin e 9-të për të përcaktuar 5 finalistët, madje për kualifikimin e lojtarit të pestë u deshën ndeshje suplementare (play off ).

Në përfundim, të drejtën për të kaluar në fazën finale e fituan shahistët:

Riza Bregu 2129 me 8 pikë/9 (+8=0-1) përmiresim rejtingu ndërkombetar + 67 njesi elo.

Luan Caushaj 1787 me 7 pikë/9 (+6 =2 -1) përmirësim rejtingu +162 njësi elo

Elvis Tavasja 2102 me 7 pikë/9 (+6=2-1 ) me variacion elo -4 njësi

Emiljano Kallari 2079 me 6,5 pikë/9 (+6=1-2) variacioni rejtingut -6 njësi elo

Sotir Pasku 2060 me 6,5 pikë/9 (+6=1-2) me variacion -1 elo.

Lojtarët e kualifikuar do t’iu bashkohen 5 shahistëve të tjerë IM Dritan Mehmeti, IM Ilir Seitaj, FM Franc Ashiku, FM Llambi Pasku si dhe te riut të talentuar Zino Veleshnja për të diskutuar titullin Kampion i Shqipërisë për vitin 2018.

Sipas instruktorit kombëtar të FIDE, z.Arian Bllaca, “ këto ishin nga gjysëmfinalet më të mira në çdo aspekt të zhvilluara në vendin tonë në vitet e fundit, veçanërisht për luftën e fortë sportive dhe pa kompromis nga të gjithë garuesit.