FOTO/ Bashkëshortja e Blerim Xhemailit pozon për 'GQ' në Itali

Erjona, bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, sa herë që bashkëshorti i saj luan për Zvicrën, është në qendër të vëmendjes së gazetarëve dhe fotografëve të ndryshëm.

Paraqitjet e shumta në media kanë bërë që ish-Miss Shqipëria të tërheqë vëmendjen edhe të revistave të njohura të modës në Itali, njofton albinfo.ch.

Erjona së fundmi ka pozuar për revistën “GQ” në Itali.

Ajo është shfaqur tejet provokuese dhe seksi me bikini, gjersa revista prestigjioze i ka kushtuar disa fjalë modeles shqiptare.

Çifti ka disa vite martuar dhe ka një djalë të pagëzuar me emrin Luan.

Blerim Xhemajli aktualisht luan për ekipin italian Bologna, ndërsa është thuajse gjithnjë standard edhe në ekipin e përfaqësueses zvicerane.