Kuksianët-Ramës: Largo policinë dhe liro të ndaluarit, nuk do lejojmë taksë në Rrugën e Kombit

Anëtarët e këshillit bashkiak të Kukësit, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama të lirojë personat e arrestuar padrejtësisht, si dhe të largojë forcat e policisë, pasi po terrorizojnë banorët.

Përfaqësuesit e këshillit bashkiak të Kukësit, deklarojnë se distancohen nga çdo akt dhune, ndërsa theksojnë se nuk ka negociim për tarifën e taksës.

Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe çdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.

Sipas tyre taksa në ‘Rrugën e Kombit’ është e padrejtë dhe nuk duhet të vendoset.