Protesta në Kukës, kryebashkiaku Shehu: Hiqni shtetrrethimin, e panegocieshme lirimi i qytetarëve

Kryebashkiaku i Kukësit ka kërkuar që të lirohen qytetarët e arrestuar lidhur me protestën e ndodhur një ditë më parë në “Rrugën e Kombit”.

Bashkim Shehu, në një deklaratë për mediat e quajti të panegociueshëm lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe kërkoi heqjen e forcave të shumta policore që prej ditës së djeshme janë vendosur në Kukës.

Shehu shtoi: Duhet urgjentisht të lirohen qytetarët. Një protestë duhet të hetohen dhe të dalin fajtorët. Qytetari është i fundit që duhet të arrestohet. Banorët janë shumë të shqetësuar. I bëj thirrje kryeministrit të nisë një hetim të paanshëm. Se nuk mund të marrësh vetëm qytetarët se në protestë nuk ka vetëm një anë. I bëj thirrje ministrit të brendshëm të hetojë dhe bëjë transparanceë. Ti je kuksin dhe di historinë kur të thërret dikush. I kam shkruar shumë përpara ministrisë së transporteve dhe kryeministrit ta bëjë transparente kontratën. Nuk shkohet në një takim nga kryetari i bashkisë që i arrestohen qytetarët. Unë i bëj shkresa të gjithë institucioneve zyrtare që urgjentisht të ulet e të bëjë transparencë. Ka dhe brenda protestuesve socialistë të ndershëm. Unë mendoj se sot kryetari i bashkisë së Kukësit duhet të qëndrojë me qytetarët dhe të mos largohet asnjë moment nga Kukësi. Nëse do qeveria të vijë dhe të komunikojë. Unë e kam deklaruar se nuk jam kundër taksës. Ne e kemi ulur 30% taksat dhe kemi pasur rritje të arkëtimeve. Sot unë jam thjesht një përfaqësues i qytetarëve. Porsa kohë qytetarët e mi ndien keq, unë skam tjetër përveçse të përfaqësoj ata. Bashkiam Shehu është pjesë e çdo proteste të PD dhe shoqërisë civile”.