Misteri/ Të shtëna me armë nga banesa e shqiptarit. Ja çfarë ka ndodhur në Itali

Karabinierët po hetojnë rreth të shtënave misterioze që u shënuan të shtunën në mëngjes rreth orës 6.20 kundër një shtëpie në San Martino dei Mulini, një fshat në Santarcangelo (Itali). Gazetat dhe uebfaqet lokale e japin lajmim sot.

Të shtëna, që raportohet se ishin dy, kanë dëmtuar një banesë: E para është mbërthyer në një derë të kuzhinës, ndërsa e dyta ka thyer xhamin e një dritareje.

Sipas hetimeve paraprake, plumbat dyshohet se janë qëlluar nga shtëpia e fqinjit. Ky i fundit raportohet se është një shqiptar, i cili prej ditësh nuk ndodhet në banesë.

Hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes misterioze.