Pagesa e Rrugës së Kombit/ Habit Rama: Edhe mua mu duk e lartë!

Edhe Kryeministrit Edi Rama i është dukur e lartë pagesa e Rrugës së Kombit, kur është njohur fillimisht me të... Të paktën kështu deklaroi në konferencën e sotme me gazetarë.

“Edhe vetë mua fillimisht mu duk e lartë, por nga diskutimet që kam bërë me ekspertët mësova gjëra që nuk i dija dhe iu s’keni asnjë detyrë ti dini, por kur merreni duhet ti mësoni. Sa do jetë tarifa në një rrugë tjetër me pagesë, s’di ta thotë kush, sepse duhen bërë studime, po mund të jetë më e ulët nëse ka kalueshmëri të lartë gjatë gjithë vitit”, tha Rama.