Rrebeshe shiu, rrufe dhe... Ja çfarë iu pret sot

Sot moti parashikohet të jetë  me vranësira dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në orët e para të mëngjesit ku do të ketë edhe shkarkesa elektrike në Veri.

Era do të jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me  shpejtësi deri në 10-20m/sek.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 2,0 deri në 4,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore - 6/15°C;

Zonat e ulëta - 12/17°C;

Zonat bregdetare - 12/17°C.