Ngec Napoli, i jep mundësi Juventusit të shkëputet

Napoli është ndalur në transfertë nga Saussolo duke bërë kështu edhe një hap fals në luftë për titull në kampionatin italian, Serie A.

Vendasit kaluan në avantazh duke e befasuar Napolin në minutën e 22-të, kur Politano shënoi për 1-0.

Të besuarit e Maurico Sarrit e dominuan plotësisht Sassuolon sidomos me kontrollin e topit por nuk arritën të shënonin.

Ishte mbrojtësi i krahut të majtë të Sassuolos ai që shënoi në portën e vet në minutën e 80-të, duke i ndihmuar Napolit ta barazojë rezultatin në 1-1.

Napoli mbetet i dyti menjëherë pas liderit të Serie A, Juventusit që ka një pikë më shumë, pra 75.