VIDEO/ 4 orë protestë në Rrugën e Kombit, pamje nga ajo çfarë ka mbetur nga ‘trau i doganës’

Në videot e mëposhtme shikohen gjendja aktuale e Rrugës së Kombit pas protestës së dhunshme.

Protestuesit nga Kukës, Hasi, Tropoja dhe Kosova janë tërhequr nga sportelet dhe rruga e Kombit duke i lënë ata krejtësisht të shkatërruar.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme gjithçka është e prishur dhe ajo çfarë ka mbetur janë copëzat e sporteleve.

Që në orët e para të mëngjesit banorët janë mbledhur në traun e Rrugës së Kombit për të protestuar ndaj tarifës së vendosur nga qeveria.

“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu,”- u shprehën ata.