Protesta në Rrugën e Kombit/ Mediu: Situata e papranueshme, qytetarët kundër Ramës për...

Kreu republikan Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve në Rrugën e Kombit. Mediu përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se ata që janë ngritur kundër taksës së Edi Ramës në rrugën e Kombit nuk pranojnë varfërinë, grabitjen dhe mashtrimin.

“Qeveria që varfëron popullin, i vjedh me taksa njësoj si banditët me maska dhe ushtron dhunë, nuk është qeverisja e njerezve dhe shtetit, por e pushtetit.

Situata në Kukës është e papranueshme. Ata njerëz që janë ngritur kundër taksës së Ramës në rrugën e Kombit, nuk pranojnë varfërinë, grabitjen dhe mashtrimin”.