VIDEO/ Ky gol ‘çmend’ Anglinë, e shënon një shqiptar

Sulmuesi i Komb?ëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, sot ka pasur një super paraqitje për Sheffield Wednesday në Angli, duke shënuar dy gola në fitoren e kësaj skuadre kundër Preston.

Nëse goli i parë ishte i zakonshëm, goli i dytë i shtatlartit shqiptar ishte një perlë e vërtetë.

Madje, ky gol mund të konsiderohet si njëri prej golave që më të mirë në Championshipin anglez.

Goli i dytë i Nuhiut erdhi në minutën e 90+1’, ku pas një depërtimi në zonën e 16-metërshit ai shënoi një supergol me një goditje perfekte me të majtën.