Shinoda i Linkin Park publikon dy këngë, paralajmëron solo albumin

Këngëtari i grupit Linkin Park, Mike Shinoda ka publikuar sot dy këngë, ndërsa ka paralajmëruar albumin debutues solo “Post Traumatic”.

“Post Traumatic” do të lansohet më 15 qershor dhe përmban 16 këngë, transmeton Koha.net.

Ai ka publikuar këngët e tij të para që nga vdekja e këngëtarit të Linkin Parkut, Chester Benington në korrik 2017.

Këngët që ka publikuar sot Shinoda titullohen “Crossin a Line”, dhe “Nothing Makes Sense Anymore”.

“Është një rrugëtim për të dalë nga pikëllimi dhe errësira, dhe jo hyrja në to. Nëse njerëzit kanë përjetuar diçka të ngjashme, shpresoj që të ndjehen më pak të vetmuar”, kishte deklaruar Shinoda për albumin e tij “Post Traumatic”, raporton Pitchfork.

Në dhjetor Linkin Park kishte publikuar albumin “One More Light Live”, në të cilën janë përfshirë edhe performancat e fundit të Benningtonit. Ky album ishte publikuar në maj të vitit të kaluar.