EKSKLUZIVE/ Arsyet dhe faktet, ja pse UEFA e dënoi me 10 vite përjashtim Skënderbeun

SYRI.net në mënyrë EKSKLUZIVE ka bërë publik ditën e sotme vendimin e dënimit të Klubit të Futbollit Skënderbeu me 10 vite përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare.

Vendimi prej 23 faqesh është bërë publik ditën e sotme, ndërsa është marrë që në datën 21 mars, kur tre gjyqtarë të UEFA-s kanë marrë vendimin për përjashtimin 10 vjeçar të Skënderbeut, shkruan SYRI.net.

Gjithashtu klubi shqiptar është dënuar edhe me 1 milionë euro gjobë, që duhet ta paguajë brenda 90 ditësh.

Vendimi i marrë nga UEFA mund të ankimohet brenda 60 ditësh nga avokatët e klubit shqiptar. /SYRI.net