Pas Bashës, i kthehet ‘Këshillit Kombëtar’/ Patozi: Mbollët pemë me Lali Erin ...

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së dalë nga selia blu, se PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Me anë të një reagimi në Facebook, Patozi e cilëson të tepërt entuziazmin se PD do të mbledhë këshillin Kombëtar, pasi sipas tij shumë prej anëtarëve kohët e fundit kanë dalë në media duke ju bashkuar propagandës së Erion Veliajt për mbjelljen e pemëve.

Ja postimi i Patozit:

NJË LAJM I MIRË NGA KUVENDI I LULIT

Më mori në telefon një demokrat i entuziazmuar dhe më tha se "e dëgjoi Luli këshillën e doktorit, do ta mbledhë Këshillin Kombëtar përpara Kuvendit".

Dakord mo, i thashë, lajm i mirë qenka, por më rezulton se janë më shumë anëtarë të Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se sa anëtarë të Komitetit Drejtues të PS, ata që kanë dalë në televizor këto ditë duke mbjellur pemë me Lali Erin.