FOTO /Zbulohet formacioni i Kosovës, ja kush do të luajë

‘Kosovan Football’ ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbresë sot në fushë kombëtarja kosovare përballë Ukrainës.

Ndryshe nga ndeshja me Kroacinë, trajneri Albert Bunjaku ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në formacion, duke ulur në stol Bernard Berishën, ndërkohë që do të startojnë që nga minuta e parë Alban Meha, Vedat Muriqi dhe Armir Rrahmani.