VIDEO/ Pas fitores, shikoni si festojnë në dhomat e zhveshjes lojtarët e Norvegjisë

Ditën e djeshme Norvegjia jo vetëm e mposhti por dominoi lojën përballë kombëtares shqiptare të drejtuar nga Christian Panucci.

Goli i mbrojtësit Rosted, i cili kishte ndeshjen debutuese me skuadrën nordike, i dha fitoren skuadrës së Langerbak.

Por pas ndeshjes futbollistët nordikë e festuan fitoren në mënyrën e tyre, ndërsa përgëzime të mëdha mori autori i golit që ndëshkoi Strakoshën.