VIDEO-FOTO/ Basha: Jemi mbledhur për çeshtjen e integrimit. Rama ka marrë të gjitha pushtet

Ka nisur takimi i drejtuesve të opozitës për të përcaktuar axhendën e aksionit opozitar në lidhje me integrimin e Shqipërisë.

Takimi po zhvillohet me praninë e medias në selinë e Kuvendit.

I pari që mori fjalën në këtë takim, ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, është kërkuar hapja e negociatave me BE-në, ndërsa tha se punonjësit e Kuvendit u vonuan me pjesën teknike të sallës.

‘Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë hapjen e negociatave të BE-s me Shqipërinë’, u shpreh Basha në fillim të fjalës së tij.

Basha tha se nuk ka patur asnjë përparim në luftën kundër krimit.

‘5 kushtet themelore për integrimin janë shumë larg përmbushjes nga ana e qeverisë’, tha kreu i PD-së.

Sipas tij, ‘parlamenti u kthye në Gjykate për të mbrojtur Saimir Tahirin’.

‘I gjithë pushteti është në dorë të Edi Ramës’ deklaroi Basha, duke renditur rastet që nga zgjedhja e kryeprokurores dhe njënashmëria e vettingut dhe hetimeve nga policia.

Sipas tij, ‘për korrupsionin e pronave të hetohet Alket Hyseni’.

‘Nuk po hetohen dhe arrestohen kryebashkiakët dhe ministrat e akuzuar për korrupsion, por arrestohen në mungesë kryebashkiaku që është 20 metra larg gjykatës’, tha Basha, duke cituar rastin e ndalimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frroku.

‘Ne kërkojmë barazi para ligjit për këdo, - tha Basha - duke ju referuar gatishmërisë së kreut të Bashkisë Lezhë për t’ju përgjigjur akuzave’.