Humb jetën 55 vjeçarja, bie nga kati i 3-të...

Një shtetase 55-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 3-të i një pallati.

“Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugen "Daniel  Ndreka" ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetësja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka  gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.