Ja çfarë poston/ Deputeti i Ramës nuk ka mëshirë për kryeministrin...

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama. Ndocaj ka shfrytëzuar faktin se Kreu i Qeverisë nuk ka vizituar asnjë ditë banorët e përmbytur të Shkodrës dhe nuk ka shpallur gjendjen e emergjencës, për ta krahasuar përmes një fotoje të postuar në rrjetin social me një gomar. “Më në fund Kryeministri mbërrin në Shkodër”, është komenti që shoqëron foton e postuar në rrjet.